Showtime

Vedati “i intervistuari” i Melisës, pyetet rreth historisë së dashurisë me gruan e tij

02/02/2023 20:59
nga:G B

Banorja e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Melisa është treguar goxha aktive duke i bërë pyetje të ndryshme Vedatit, përfshirë jetën e tij personale.

Kësisoj, gjatë mbrëmjes së sotme Melisa e ka pyetur aktorin rreth lidhjes me gruan e tij, sa vjet gëzojnë bashkë dhe se si e ka bërë për vete.

Vedati gjatë gjithë kohës ia ka kthyer Melisës përgjigjet me shaka. E për ta parë “intervistën” në fjalë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.