Juventus dhe Lazio do të përballen sonte në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në ‘Allianz Stadium’, shkruan GazetaBlic Sport.
Fituesi do të përballet me Interin në gjysmëfinalen me dy ndeshje në prill, ndërsa përballja tjetër do të jetë mes Fiorentinës dhe Cremonese.
Kjo ndeshje do të vendoset mbrëmjen e sotme pas 90 minutave, kohë shtesë apo edhe penallti nëse është e nevojshme.
Sarri përballet me ish-klubin e tij dhe shpreson që Lazio të ketë fitoren e parë ndaj Juventusit që nga finalja e Kupës së Italisë në dhjetor 2019.
Kjo u pasua nga dy barazime dhe katër humbje në Serie A, duke përfshirë një rezultat 3-0 në nëntor 2022.
Ja formacionet zyrtare:
Juventus: Perin; Danilo, Bremer, Alex Sandro; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Chiesa; Vlahovic.
Lazio: Maximiano; Lazzari, Patric, Romagnoli, Marusic; Vecino, Cataldi, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni.
/GazetaBlic Sport/


