Sporti

E akuzoi se kishte ‘tradhtuar’ shokët e skuadrës, Mourinho mendon ta kthejë përsëri mbrojtësin holandez

02/02/2023 19:43
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Romës, Jose Mourinho thuhet se po konsideron të rikthejë në detyrë Rick Karsdorp pas një mosmarrëveshjeje mes të dyve.

Anësori nuk ka gjetur një klub për të vazhduar karrierën në merkaton e dimrit dhe trajneri portugez ka hapur derën e rikthimit të tij, pasi ka deklaruar se Karsdorp mund të rikthehet nëse kërkon falje, përcjell GazetaBlic Sport.

Holandezi nuk ka luajtur më që nga ndeshja kundër Sassuolos, e cila u zhvillua më 9 dhjetor. Pas asaj ndeshje, Mourinho e akuzoi lojtarin se kishte ‘tradhtuar’ shokët e skuadrës me ‘qëndrimin e tij të keq’.