Lajme

Haradinaj nderon senatorin Bob Dole: Vendosmëria e tij e treguar në momentet kyçe të historisë sonë ishte vendimtare për suksesin e përpjekjeve tona për liri

02/02/2023 18:55
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj bashkë me vajzën Robin Dole, shqiptaro-amerikanët Xhim Xhema, Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj, Elmi Berisha dhe të tjerë kanë bërë sot homazhe pranë varrit të ish-senatorit amerikan, Bob Dole.

Haradinaj ka thënë se Dole ka qenë përherë zë i fuqishëm në vërtetimin prej së afërmi ndjenjat e një populli të robëruar, liritë e të cilit i kufizoheshin çdo ditë, mbijetesa e të cilit vihej në rrezik.

“Bob Dole ishte me ne që nga vitet e hershme të 90-ta, duke qenë përherë zë i fuqishëm në vërtetimin prej së afërmi ndjenjat e një populli të robëruar, liritë e të cilit i kufizoheshin çdo ditë, mbijetesa e të cilit vihej në rrezik. Vendosmëria e tij e treguar në momentet kyçe të historisë sonë, ishte vendimtare dhe shpresa për suksesin e përpjekjeve tona për liri”, ka shkruar Haradinaj.