Ish deputetja e VV-së, Shqipe Pantina, e cila së fundi i është bashkuar LDK-së, ka ironizuar me kryeministrin Kurti për kushtet që ai i ka vendosur për Asociacionin, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Asociacion po kalon, edhe pse po ia ndërron emrin kryeministri.
Ajo ka thënë se kryeministri po bën hipokrizi e hajgare.
“Po kalojka, po kalojka, edhe tuj knu madje!Nejse emrin ban me ja nderru
Kryeminister #hipokrizi dhe #hajgare”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Blic/


