Lajme

Presidentja Osmani në vizitë pune në Islandë

02/02/2023 10:14
nga:Genita C

Presidentja Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Rejkjavik të Islandës, ku do të takohet me homologun e saj, presidentin Guðni Th. Jóhannesson, kryeministren Katrín Jakobsdóttir, kryetarin e Kuvendit Birgir Ármannsson dhe ministren e Punëve të Jashtme Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir.

Bëhet e ditur se kjo është vizita e parë dypalëshe e një kreu të shtetit të Kosovës në historinë e raporteve në mes Islandës dhe vendit tonë.

Nga zyra e presidentes njoftojnë se në këtë vizitë pune njëditore, temat e diskutimit të Osmanit do të jenë intensifikimi i bashkëpunimit përgjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës për të shtyrë përpara anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë, thellimi i marrëdhënieve bilaterale me Islandën, avancimi i rrugës euroatlantike të Kosovës, si dhe çështje të tjera të interesit të përbashkët.