Tre persona janë sulmuar fizikisht pas një përleshje mes dy grupeve.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:40 në rrugën “Naim Syla”, në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të policisë thuhet se gjatë përleshjes dyshohet se njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër por pa lëndime, me ç ‘rast në vend- ngjarje është gjetur një gëzhojë dhe një pistoletë.
“Pas një përleshje në mes të dy grupeve ku dy të dyshuarit meshkuj kosovar i kanë sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovar. Gjatë përleshjes dyshohet se njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër por pa lëndime, me ç ‘rast në vend- ngjarje është gjetur në gëzhojë dhe një pistoletë”, thuhet në raport.
Reklama
Po ashtu në raport bëhet e ditur se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.


