Milot Rashica ka luajtur vetëm 45 minuta në ndeshjen e sotme në Superligën e Turqisë.
Me të filluar pjesa e dytë, trajneri i Galatasaray e zëvendësoi atë, duke mos qenë shumë i kënaqur me të dhe paraqitjen e skuadrës në përgjithësi, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra nga Stambolli është duke humbur me rezultat 1 me 2 nga Umraniyespor.
Rashica u zëvendësua nga Leo Dubois.
/GazetaBlic Sport/


