Showtime

“Nuk mbaj dot më”, Olta shpërthen në lot, banorët përpiqen ta qetësojnë

02/01/2023 16:08
nga:G B

Olta është shfaqur shumë e mërzitur sot dhe është parë e e ulur në një cep të shtëpisë duke qarë me ngashërim.

Valbona dhe Maestro kanë shkuar pranë saj për ta qetësuar. Olta u shpreh se nuk po mban dot më dhe nuk e di nëse do të vazhdojë më.

“Jam shumë e mërzitur. Nuk e di a do vazhdoj. Nuk mbaj dot më, nuk dua më të mbaj. Më kanë mërzitur shumë dje. Ngrejnë Efin dhe më ulin mua. Pashë dhe çunin dje, them pse po e vazhdoj këtë budallallëk. Ky është një budallallëk i madh. Kam jetën shumë të bukur jashtë, rri e stresohem këtu, merrem me goditje pafund. Kam kuptuar që jam e keqkuptuar”.