Fjalë të ashpra nga presidenti i La Ligës, Javier Tebas, kundër Premierligës, e cila në këtë merkato të janarit ka shpenzuar dukshëm më shumë se ligat e tjera evropiane.
Në Twitter ai shkroi: “Ajo që lexohet për fuqinë e Premier League nuk është e vërtetë: është një kompeticion i bazuar në humbjet milionere të kompanive, shumica e klubeve janë të dopsuara ekonomikisht”.
Klubet e Premierligës angleze shpenzuan një rekord prej 815 milionë funte në afatin kalimtar të dimrit, sipas rezultateve të analizës së kompanisë së auditimit Deloitte Sports Business Group.
Chelsea shpenzoi më shumë se të gjitha klubet në Gjermani, Spanjë, Itali dhe Francë në këtë merkato


