Sporti

Ishte tenisti i 13-të në botë, tani po lufton në Ukrainë, poston video duke hedhur bomba me dron

02/01/2023 14:59
nga:Lorik J

Aleksandr Dolgopolov dikur një tenist me famë botërore, po lufton në ushtrinë ukrainase në luftën kundër Rusisë.

Ish-tenisti i renditur në vendin e 13-të në botë është aktualisht një pilot droni që hedh bomba në objektivat ruse.

Në profilet e tij sociale, ai ndau një video të tij duke praktikuar bombardimin me dron.

“Praktika të bën të përsosur”, ka shkruar Dolgopolov.

Tenisti ukrainas në pension është 36 vjeç dhe në karrierën e tij ai fitoi tre tituj kampion – Buenos Aires në 2017, Uashington në 2012 dhe Umag në 2011. Kur rusët filluan pushtimin e territorit ukrainas, tenisti më i suksesshëm ukrainas iu bashkua ushtrisë dhe hoqi dorë nga tenisi.

/GazetaBlic Sport