Sporti

Allegri: Pogba ende nuk është gati për lojë, ka dhimbje

02/01/2023 14:36
nga:Lorik J

Juventusi po përgatitet të sfidojë Lazion në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Biancconerët vijnë nga një moment i vështirë pas dënimit me 15 pikë dhe humbjes ndaj Monzës në ndeshjen e fundit të Serisë A.

Ka një dëshirë të madhe që skuadra e Juventusit të rikuperohet nga ky moment, duke nisur ndaj Lazios për të marrë gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Interit.

Trajneri i bardhezinjve, Allegri foli menjëherë për ndeshjen dhe mungesat: “Është ndeshje e madhe, do të luhet sipas rregullave të ndeshjes së vetme. Lojtarët që duhet të pushojnë? Jo, nuk kemi luajtur shumë ndeshje. Nuk kam vendosur ende asgjë për nesër, më duhet të bëj disa vlerësime nesër në mëngjes. Përveç lëndimit afatgjatë Bonucci, Pogba nuk do të jetë aty për shkak të dhimbjeve. Pas kaq shumë mungese, dhimbjet vijnë dhe duhet kohë. Vllahovic? Ai duhet të luajë që në fillim”.

/GazetaBlic Sport