Lajme

Kritikat për koeficientin 105 euro, vjen një reagim nga Kurti: S’ka më stagnim të pagave pafundësisht

02/01/2023 13:00
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili sot në mbledhjen e Qeverisë zbuloi se koeficienti për pagat në sektorin publik do të jetë 105 euro, reagoi përsëri, raporton GazetaBlic.

Kurti përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, me këtë koeficient ka barazi dhe ndershmëri në mes të kategorive.

Kurti shton se tash e tutje nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht dhe sipas tij ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve.

Ndryshe, opozita dhe sindikatat kanë kritikuar Qeverinë për një vendim të tillë.

Shkrimi i Kurtit:

Me sistem të ri të pagave e vlera të reja

Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve.

Tash e tutje nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit.

Time Kadriaj: Qeveri e mashtrimeve, turp çka po bëni me këtë koeficient

Koeficienti i pagave, Lushtaku: Kurti është kryemashtrues