Lajme

Koeficienti i Ligjit të pagave, edhe LDK lëshon sallën e Kuvendit

02/01/2023 12:47
nga:Y I

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vendim për bojkot të Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste ndaj përcaktimit të vlerës së koeficientit të pagave.

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës nuk është normale, për shkak të shtrenjtimit të jetesës së qytetarëve dhe vendimit për koeficientin e pagave.

“Ne nuk mendojmë se duhet të vazhdojë kjo seanca dhe mos na llogaritni për këtë seancë”, ka thënë Gashi i LDK-së.

Koeficienti / GP i PDK-së lëshon mbledhjen e seancës: Qeveria ta rishqyrtoj vlerën