Lajme

Vjen reagimi i parë i PDK-së për koeficientin / 105 nuk është vlerë, por varfërim

02/01/2023 11:40
nga:N M

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimi të koeficientit nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, raporton gazeta Blic.

Betim Gjoshi nga PDK thotë se 105 nuk është vlerë por sipas tij varfëri.

Sipas tij Albin Kurti po nxit qytetarët për ikjen nga vendi.

Reagimi i plotë:

105 nuk është vlerë, por është varfërim i mëtejmë në kohë krize dhe nxitje institucionale për ikjen e qytetarëve nga Kosova.
15 vitet e opozitarizmit dhe propagande kundër Kosovës, si një vend ku nuk jetohet, Albin Kurti po i kthen në vendime.

Reagon ashpër sindikata e policisë: Në asnjë mënyrë nuk e pranojmë këtë koeficient