Lajme

Kaq pagë do të merr i pari i kryeqytetit, sipas koeficientit të ri

02/01/2023 11:39
nga:Genita C

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.

Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe prodhon vlerën e pagës.

Bazuar në këto vlera, koeficienti për pozitën e kryetarit të kryeqytetit do të jetë 15. Kur kjo e fundit shumëzohet me 105 euro, del se paga e tij do të jetë 1 mijë e 575 euro.

Koeficienti 105 euro/ Nesër mblidhet Këshilli Drejtues i FSSHK-së: Shqetësuese, qeveria manipuloi