Sporti

Agjentja Pimenta: “Haaland vlen një miliard euro”

02/01/2023 11:40
nga:Lorik J

Agjentja braziliane Rafaela Pimenta ka dhënë një intervistë për mikrofonat e AS në të cilën ka folur për klientin e saj më të përfolur: bomberin Erling Haaland.

“Është e pamundur të mos buzëqeshësh duke menduar për Erling. Ai është tepër i mirë, por është gjithashtu super serioz dhe super profesionist. Nuk e di se ku mund të shkojë, ai do të thyejë çdo rekord. Nuk e di nëse ai do të shkojë në Spanjë, dua që ai të jetë i lumtur dhe tani ai është shumë i lumtur te City”, tha fillimisht Pimenta.

Ajo theksoi se sipas saj, Haaland në tregun aktual vlen 1 miliardë euro.

Sa vlen? Ne e transferuam Pogba-n për 80 milionë dhe të gjithë thanë: “Kjo është e mahnitshme!”. Sot ka shumë lojtarë që vlejnë më shumë. Në krye është 222 milionëshi i Neymar, por shifrat ndryshojnë. Për mua Haaland vlen një miliard. Ndoshta askush nuk e paguan këtë shumë, por ky është potenciali i tij ekonomik kur i bashkohet një klubi. Me të vijnë tifozët, golat, rezultatet sportive, profesionalizmi, përmbajtja dixhitale, fama, sponsorët… Nëse i bashkojmë të gjitha, vlera e tij është një kombinim i shumë faktorëve. E di që askush nuk do të paguajë 700 milionë për një lojtar, por e di që vlera e përbashkët e Haaland është e madhe, të paktën një miliard”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport