Lajme

Koeficienti 105 euro/ Nesër mblidhet Këshilli Drejtues i FSSHK-së: Shqetësuese, qeveria manipuloi

02/01/2023 11:12
nga:Genita C

Kryetarja e FSSHK-së, Tevide Imeri thotë se nuk është për t’u befasuar vlera e koeficentit me vlerën 105 euro, sepse siç thotë ajo po të ishte vlera më e madhe Qeveria e Kosovës do ta bënte të ditur qysh më herët.

“Qysh nga fillimi kam qenë skeptike për vlerën e koeficientit. Për raportimet se kjo vlerë do të jetë 120 apo 130 euro nuk kam besuar asnjëherë, sepse po të ishte kështu Qeveria do ta bënte publike më herët. Duke mos e bërë publike, Qeveria rriti dilemat”, tha Imeri për GazetaBlic.

Imeri në një prononcim për GazetaBlic, shtoi se nesër do të mblidhet Këshilli Drejtues dhe do të marrin vendim nëse Ligjin e Pagave do të dërgojnë në Kushtetuese.

“Nesër në ora 10 do të kemi takim me Këshillin Drejtues dhe aty të merret një vendim se çfarë do të bëhet tutje. Ankesën e kemi të gatshme për ta dërguar në Kushtetuese, në qoftëse Këshilli vendos nesër për një gjë të tillë”, tha Imeri.

Imeri shtoi se Qeveria manipuloi, duke bërë publike koeficientin një ditë para afatit të fundit për ankesë në Gjykatën Kushtetuese

“Duke e bërë të ditur vlerën e koeficientit një ditë para afatit të fundit për ankesë në Kushtetuese, Qeveria bëri një lloj manipulimi. Kjo vlerë është dashtë të dihet shumë më herët”, tha Imeri për GazetaBlic.

 

Ja sa do të jenë pagat e mjekëve me koeficientin e ri

Caktohet vlera e koeficientit të pagave, 105 për këtë vit e 110 për vitin tjetër