Joao Cancelo tek Bayern Munich ishte një nga transferimet më të papritura të merkatos së janarit.
Mbrojtësi i njohur u largua nga Manchester City tek bavarezët në ditët e fundit të merkatos, në formë huazimi me të drejtë blerje, përcjell GazetaBlic Sport.
Cancelo tha se donte aventura të reja dhe se Pep Guardiola nuk ishte arsyeja e tij e largimit nga City, siç ishte raportuar.
“Unë nuk kam pasur shumë minuta, gjë që ka ndikuar në vendimin tim – nuk ka të bëjë me Pep. Doja shumë aventura të reja, Bayern është klub i ëndrrave”, tha Cancelo.
“E shfrytëzova këtë shans kur erdhi. E njihja këtë klub të madh dhe doja ta shfrytëzoja këtë mundësi”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


