Sporti

Trajneri i Benficas për transferimin e Enzo Fernandez tek Chelsea: Klubi ynë është më i madh se një lojtar

02/01/2023 08:08
nga:L J

Në fund të fitores në Arouca (3-0), Roger Schmidt, trajneri i Benficas konfirmoi transferimin e Enzo Fernandez tek skuadra e Chelseat.

“Ne folëm për këtë, marrëveshja u krye, është pjesë e futbollit. Nuk do të flas për lojtarët që nuk janë më këtu. Jam i kënaqur me lojtarët që duan të luajnë për Benfican”, tha fillimisht Schmidt.

“Benfica është një klub fantastik dhe ne po e shijojmë periudhën tonë”.

Menjëherë më pas, në një konferencë për shtyp, Roger Schmidt shtjelloi më tej: “Enzo u largua. Humbja e një lojtari të mirë në merkaton e janarit është gjithmonë e vështirë, por sot treguam se mund të luajmë futboll të mirë pa të dhe se të gjithë lojtarët janë të fokusuar të marrin sa më shumë pikë për të qenë kampionë. Benfica është shumë më e madhe se vetëm një lojtar, ne kemi nevojë për lojtarë që ndihen të pasionuar për të luajtur për klubin. Ka qenë një klub që ka paguar klauzolën e tij dhe ne duhet ta pranojmë atë. Ne do të ecim përpara, me lojtarë të tjerë cilësorë që janë aty për t’u paraqitur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport