Sporti

Zyrtare: Haris Seferovic transferohet në La Liga

01/31/2023 20:58
nga:Mergim Rreci

Celta Vigo, e cila drejtohet nga Carlos Carvalhal, ka bërë të ditur se ka siguruar huazimin e Haris Seferovic deri në fund të sezonit.

Sulmuesi zviceran ka përfunduar kontratën me Galatasaray, ku ishte huazuar nga Benfica, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2024, përcjell GazetaBlic Sport.

Forcimi i sulmit ishte një nga kërkesat e trajnerit Carlos Carvalhal.