Sporti

Harry Maguire nuk largohet nga Manchester United

01/31/2023 16:42
nga:Mergim Rreci

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Harry Maguire nuk do të largohet nga Manchester United.

Romano ka njoftuar se nuk ka asnjë shans për një largim të mbrojtësit anglez, i cili u lidh me një kalim të mundshëm tek skuadra e Interit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai do të qëndrojë së paku deri në fund të këtij edicioni tek ‘Djajtë e Kuq’.