Sporti

Raportimet për dështim të negociatave me Rafa Leao, vjen reagimi zyrtar nga Milani

01/31/2023 16:11
nga:Mergim Rreci

AC Milan ka reaguar pas raportimeve të fundit për dështimin e negociatave me futbollistin portugez, Rafa Leao.

Klubi njoftoi se këto raportime janë të rreme dhe se të dy palët janë duke vazhduar negoaciatat në mënyrë profesionale, transmeton GazetaBlic Sport.

Deklarata zyrtare e AC Milan:

“Historitë mbi negociatat e dështuara me Leao janë të rreme – gjithashtu duke dëmtuar imazhin e klubit dhe lojtarit. AC Milan vazhdon të negociojë me Leao në mënyrë profesionale”, shkruhet në njoftimin e klubit.