Zymer Bytyqi nuk u stërvit sot me Konyaspor dhe po shkon drejt transferimit tek Olympiacos.
Siç raporton Spor Fm, anësori kosovar nuk ka stërvitur të martën me skuadrën e tij, Konyasporin dhe nëse nuk ndryshon asgjë, është çështje orësh që të transferohet në Greqi dhe dhe të nënshkruajë për Olympiacos, përcjell GazetaBlic Sport.
Siç duket, “bardhekuqtë” janë pak para përfundimit të transferimit të madh për të cilin janë në negociata të avancuara me skuadrën turke dhe gjithashtu me futbollistin, i cili ka vetëm edhe gjashtë muaj kontratë.
/GazetaBlic Sport


