Juristja e të drejtës së medias Flutura Kusari ka reaguar ashpër pas zgjedhjes së Rilind Gërvallës militant i Lëvizjes Vetëvendosje në pozitën e drejtorit në RTK, raporton Gazeta Blic.
Sipas saj, kjo quhet kapje e pjesës informative nga partia në pushtet.
Reagimi i plotë:
Aktivisti i VV-se, Rilind Gervalla, u votua drejtor i televizionit publik te Kosoves, me tete vota per dhe asnje kunder.
Kjo quhet kapje e pjeses informative nga partia ne pushtet.
Thellesisht e zhgenjyer qe eshte humbur mundesia per depolitizimin e RTK-se.


