Ambasadori britanik, Nicholas Abbott është larguar nga takimi i thirrur nga Ambasada amerikane në Prishtinë, ku po diskutohet për Asociacionin.
Këtë takim e ka lëshuar edhe shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ndërsa pjesa tjetër janë ende brenda Ambasadës.
Në këtë takim po merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Zyra e Kryeministrit do të përfaqësohet nga shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi. Zyra e Kryeparlamentarit nga shefi i stafit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërqeli. Përderisa, nuk dihet se kush do ta përfaqësojë Presidencën në këtë diskutim.
Pjesëmarrjen gjithashtu e patën kanë konfirmuar zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, e ministri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq.


