Lajme

Muja për Asociacionin: Është kundër Kosovës, avancon ndikimin e Serbisë në Kosovë

01/31/2023 11:36
nga:Genita C

Deputeti i VV-së, Armend Muja ka thënë se Asociacioni në çdo format të tij, do të thotë territorializim i të drejtave dhe instrumentalizim i serbëve në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Facebook ai tha se Asociacioni nuk është për serbët e Kosovës, por siç tha ai, avancon ndikimin e Serbisë në Kosovë.

“Është kundër Kosovës. Nuk i avancon të drejtat e serbëve. Avancon ndikimin e Serbisë në Kosovë. Nuk i integron serbët. I ndanë dhe i izolon ata. Bashkëjetesa, jo izolimi, është vlerë perëndimore. Kështu na është thënë në dy dekadat e fundit. Kështu vazhdojmë të besojmë edhe sot”, tha Muja.