Lajme

Bie nga një lartësi derisa po punonte, lëndohet një person në Prizren

01/31/2023 10:24
nga:Y I

Një person është lënduar derisa ishte duke punuar në fshatin Korish të Prizrenit.

Viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi derisa po punonte.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore si dhe inspektori i Punës.