Showtime

Cili është kushti i Stresit për t’ia mundësuar Andit marrjen e nënshtetësisë së Shqipërisë?

01/30/2023 21:07
nga:G B

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Andi i ka kërkuar një favor konkurrentit të tij brenda këtij formati televiziv, Stresit.

Ai ka kërkuar nga rep artisti që ta ndihmojë atë për ta marrë nënshtetësinë e shtetit të Shqipërisë. Por, për t’ia kryer këtë favor, diçka kërkoi edhe Stresi.

“Nëse ma nxjerrë ti vizën e Amerikës. Po për t’i bërë, vetëm vjen tek unë e blen një parcelë toke dhe regjistrohesh tek unë, është e lehtë fare”, i ka thënë Stresi, Andit.

Por, çka tjetër folën ata? Këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.