Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill ka thënë se marrëveshja për Asociacionin nuk do të jetë e lehtë as për Kosovën, as për Serbinë.
Hill ka theksuar se se sa i përket marrëveshjes, pala serbe ishte e gatshme dhe konstruktive dhe shpreson që të gjithë pjesëmarrësit në negociata të bëjnë të njëjtën gjë.
“Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë. Mendoj se pala serbe ishte e gatshme dhe konstruktive dhe shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit në negociata të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Hill.
Ambasador Hil @usambserbia: “Sporazum neće biti lak ni za jednu stranu. Mislim da je srpska strana bila spremna i konstruktivna i nadam se da svi učesnici pregovora mogu da urade isto.” pic.twitter.com/iMyUqhORG0
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) January 30, 2023


