Erzen Vraniqi, këshilltar i kryeministrit Kurti, ka thënë se VV dhe Kurti janë votuar nga populli për vlerat dhe parimet politike, përfshirë kundërshtimin e Zajednicës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se populli është kundër Zajednicës dhe ajo nuk kalon.
Ai ka shtuar se insistimi për Zajednicën dhe injorimi i Albin Kurtit është në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës!
Postimi i tij i plotë:
Populli e ka votuar me shumicë dërmuese Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albinin kryeministër për vlerat dhe parimet politike për të cilat ai qëndron dhe i përfaqëson, përfshirë kundërshtimin e Zajednicës!
Populli është kundër Zajednicës!
Insistimi për Zajednicën dhe injorimi i Albin Kurtit është në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës!
Zajednica nuk kalon!


