Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se është e vërtetë që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të bëhet pa Qeverinë e Kosovës, por që nuk duhet harruar që Kosova nuk është bërë dhe as mund të bëhet pa SHBA-të, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është mirë që zyrtarët e VV-së të mos nguten me reagime, që do t’u duhet t’i fshijnë.
Postimi i tij i plotë:
Po, është e vërtetë që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të bëhet pa Qeverinë e Kosovës.
Veçse, nuk duhet harruar edhe që Kosova nuk është bërë, e as nuk mund të bëhet pa SHBA-në.
Prandaj, është mirë që zyrtarët e partisë në pushtet të mos nguten me reagime, të cilat mund t’iu duhet t’i fshijnë ditëve në vijim.


