Sporti

Vesel Limaj prezantohet te skuadra rumune

01/30/2023 15:32
nga:Lorik J

Vesel Limaj mbylli eksperiencën me Tiranën dhe tashmë do të nisë një aventurë jashtë kufijve të Shqipërisë teksa firmosi për një sezon e gjysmë në Rumani me skuadrën e Hermannstadt.

Mesfushori kosovar është prezantuar ditën e sotme në ekipin që militon në elitën rumune ndërsa cilësohet si një goditje e madhe për Hermannstadt.

Në këtë sezon, skuadra e re e Vesel Limajt renditet në vendin e 11-të me 24 pikë ndërsa synon që të ngjitet në grupin e ekipeve që luftojnë për kampionatin dhe për të shmangur luftën e mbijetesës.

Kujtojmë se me fanellën e Tiranës, Vesel Limaj fitoi titullin duke rezultuar një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës bardheblu, ndërsa në këtë pjesë të parë të sezonit, fantazisti luajti 14 ndeshje duke shënuar edhe 1 gola.