Lajme

“Para se ta sulmoni kryeministrin” – Deputetja e VV pyet – Çka mendojnë ata për Asociacionin një etnik?

01/30/2023 15:15
nga:N M

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka reaguar për, sipas sulmet që po i bëhen kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, raporton Gazeta Blic.

Sipas saj, secili para se ta sulmoj kryeministrin, duhet të tregoj se çka mendojnë për Asociacionin një etnik.

Reagimi i plotë:

Të gjithë ata që e sulmojnë Kryeministrin Kurti për kinse prishje të raporteve me miqtë ndërkombëtarë, fillimisht duhet të na tregojnë se çka mendojnë për asociacionin një-etnik. A pajtohen që i njëjti duhet të themelohet apo jo? Ky është thelbi i kësaj çështjeje. Të tjerat pastaj janë sulme për ndonjë poen të lehtë politik.

Këta janë të ftuarit nga Qeveria në takimin e ambasadës amerikane