Lajme

Vdekje e dyshimtë në Drenas, një burrë gjendet pa shenja jete

01/30/2023 14:01
nga:Genita C

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur në Drenas.

Policia ka raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete dhe i njëjti është dërguar në QKMF, Gllogoc ku nga mjeku është konstatuar se i njëjti kishte ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë.