Lajme

Kishte marrë para në këmbim të rregullimit të një vize, arrestohet një person në Fushë Kosovë

01/30/2023 13:51
nga:N M

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar pasi i njëjti në këmbim të parave kishte premtuar se do të rregullonte vizë.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur ditën e djeshme.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

MASHTRIM

Rr. Dardania, Fushë Kosovë 29.01.2023 – 21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se viktimës mashkull i kishte marrë para në këmbim të rregullimit të një vize. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Haradinaj: Kurti nuk e ka hallin te Asociacioni, kjo çështje po përdoret si “mbulesë” për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe