Sporti

Tifozëve të Lyon u desh të largoheshin herët nga stadiumi për të kapur tragetin e fundit

01/29/2023 21:33
nga:G B

Mbrëmjen e së dielës në kampionatin e Francës u zhvillua një ndeshje mes Ajaccio-s dhe Lionit.

Tifozët e skuadrës mike u detyruan të largoheshin nga stadiumi 20 minuta para fishkëllimës së fundit. Nëse do të kishin parë ndeshjen deri në fund ata do të kishin humbur tragetin e fundit dhe nuk do të ktheheshin në kohë në vendin e tyre bëjnë të ditur mediat vendase.

Lyon mundi Ajaccio 0:2. Skuadra e Laurent Blanc aktualisht është në vendin e nëntë në renditjen e Ligue 1.