Sporti

Dortmundi triumfon ndaj Leverkusenit

01/29/2023 19:52
nga:G B

Borussia Dortmundi ka shënuar fitore ndaj Bayer Leverkusenit, në kuadër të xhiros së 18-të në Bundesliga.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Karim Adeyemi, në minutën e 33’, ndërsa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Edmond Tasoba, shënoi autogol, në minutën e 53’.

Dortmundi arriti ta menaxhojë këtë epërsi deri në fund të takimit, duke fituar me rezultat 2-0.

Dortmundi pas fitores kalon në vendin e katërt me 34 pikë, pas 18 ndeshjeve, duke iu afruar Bayernit, në vetëm tre pikë.