Banori i Big Brother Vip Kosova, Stresi, ka thënë se me padurim pret që të dalë në nominim me personat që ka debate në shtëpi.
Ai ka thënë se këtë ua dëshiron të gjithë banorëve që të dalin në nominim kokë për kokë me atë që kanë debate.
“Mezi pres të bie në nominim me ty, Mbresë dhe Julianën”, ka thënë Stresi.
Ndryshe, formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.


