Lajme

Tahiri: Degradimi i raporteve me ShBA, ka autorë Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

01/29/2023 14:34
nga:Genita C

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se degradimi i raporteve me ShBA-të, për Kosovën, sipas tij, nënkupton një gjë të vetme: rrugën pa krye në drejtim të gabuar historik, politik e shtetëror.

Tahiri në një postim në Facebook ka shkruar se për këtë gjendje nuk ka shumë koment por vetëm një adresë të vetme që është Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

““Trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet”. Kjo është fotografia e marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës tonë, që sot drejtohet nga Vjosa Osmani e Albin Kurti. Ky është i vetmi tregim që s’kemi besuar e pritur se do ta dëgjojmë ndonjëherë”, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

“Trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet”. Kjo është fotografia e marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës tonë, që sot drejtohet nga Vjosa Osmani e Albin Kurti. Ky është i vetmi tregim që s’kemi besuar e pritur se do ta dëgjojmë ndonjëherë. Por ja që po ndodhë e po shpaloset përpara syve tanë. Degradimi i raporteve me SHBA-të, për Kosovën nënkupton një gjë të vetme: rrugën pa krye në drejtim të gabuar historik, politik e shtetëror. Për këtë gjendje, s’ka koment. Ka vetëm adresë dhe autorë: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.