Mbrëmë nga njësite të stacionit policor Jugu në Prishtinë, të mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, në Hajvali është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës, raporton GazetaBlic.
Kështu njoftoi Policia e Kosovës ku thotë se ndaj 30-vjeçari është i akuzuar për veprat vjedhje dhe keqpërdorim i personit nën moshën 16 vjeç.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një i dyshuar që kërkohej me katër urdhëresa të Gjykatës
Mbrëmë nga njësite të stacionit policor Jugu në Prishtinë, të mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, në Hajvali është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës.
Ndaj personit të dyshuar:
L.V, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive katër urdhëresa nga gjykatat, për veprat vjedhje dhe keqpërdorim i personit nën moshën 16 vjeç.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar do të procedohet më tej.


