Sporti

Largohet nga Juventus, Weston McKennie kalon në Premier League

01/28/2023 14:47
nga:Mergim Rreci

Weston McKennie do të jetë lojtar i ri i Leeds United.

Futbollisti amerikan ka vendosur që të largohet nga Juventus dhe tashmë karrierën e tij do ta vazhdojë në Premier League, shkruan GazetaBlic Sport.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili tha se skuadra angleze do të paguajë 1.2 milionë euro dhe ka edhe klauzolën e blerjes së tij për 33 milionë.

McKennie ka rënë dakord për kushtet personale me Leeds dhe gjithashtu edhe dy klubet kanë arritur marrëveshje të plotë.