Sporti

Empoli – Torino, Vojvoda titullar në ndeshje

01/28/2023 14:23
nga:Mergim Rreci

Empoli i Nedim Bajramit do të përballet pas pak me Torinon e Mërgim Vojvodës.

Ky takim fillon në ora 15:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Carlo Castellani”, shkruan GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi kosovar do të luajë nga minuta e parë më mysafirët, kurse Nedim Bajrami nuk është përfshirë në formacionin bazë.

Formacionet zyrtare:

Empoli (4-3-1-2): Vicario; Ebuehi, De Winter, Luperto, Cacace; Akpa Akpro, Marin, Bandinelli; Baldanzi; Satriano, Caputo.

Torino (3-4-2-1): Milinkovic-Savic; Schuurs, Buongiorno, Rodriguez; Bayeye, Ricci, Linetty, Vojvoda; Radonjiq, Vllashiq; Seck.

/GazetaBlic Sport/