Sporti

Lukaku nuk dëshiron të kthehet tek Chelsea, pranon ulje të pagës tek Inter

01/28/2023 13:52
nga:Mergim Rreci

Sipas Tuttosport, Romelu Lukaku është gati të bëjë një ulje page për të shmangur rikthimin në Chelsea në verë, ndërsa Hakan Calhanoglu së shpejti do të nënshkruajë një zgjatje të kontratës.

Lukaku u rikthye në Stadio Meazza në formë huazimi verën e kaluar dhe Nerazzurrët do të vendosin nëse do ta mbajnë atë për një sezon më shumë në varësi të paraqitjeve të tij në pjesën e dytë të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi belg është i interesuar të qëndrojë në Inter në sezonin 2023-2024, duke shmangur një rikthim në Stamford Bridge dhe sipas Tuttosport, ai është gati të marrë një ulje page për të qëndruar atje.

Ndërkohë, sipas raportit, Calhanoglu është gati të nënshkruajë një vazhdim të kontratës me Nerazzurrët.

Nerazzurrët kanë zhvilluar bisedime me agjentin e tij së fundmi dhe janë të sigurt për finalizimin e marrëveshjes pas përfundimit të afatit kalimtar të janarit, duke zgjatur qëndrimin e mesfushorit në klub përtej 2024.

/GazetaBlic Sport/