La Liga vjen sot me 4 ndeshje interesante në program.
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi zbret në fushë me fillim nga ora 14:00, atje ku Mallorca do të përballet me Cadiz, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet të jetë një ndeshje shumë interesante, atje ku Muriqi kërkon të rikthehet tek goli.
Pas përfundimit të këtij takimi, nga ora 16:15, Barcelona ndeshet me skuadrën e Gironës, takim që zhvillohet në stadiumin “Montilivi”.
‘Katalunasit’ janë në vendin e parë në nivelin elitar të futbollit spanjoll dhe do të tentojnë që me një fitore të mundshme, të mbajnë distancën në pikë me Real Madridin e vendit të dytë.
Ja formacionet e mundshme të kësaj ndeshje:
Girona: Gazzaniga; Martinez, Hernandez, Espinosa, Gutierrez; Romeu, A Garcia; Riquelme, Martin, Villa; Castellanos
Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Balde; Pedri, Busquets, F de Jong; Dembele, Fati, Gavi
/GazetaBlic Sport/


