Sporti

Shifër e ‘çmendur’, Chelsea shpenzoi më shumë para se La Liga, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1 në merkaton e janarit

01/28/2023 11:02
nga:Mergim Rreci

“Chelsea u çmend”, shkruan e përditshmja Marca, e cila ka bërë llogaritë për shpenzimet e bluve në afatin e janarit dhe ka arritur në një përfundim vërtet mbresëlënës, kur ka mbetur shumë pak për të mbyllur merkaton.

Chelsea shpenzoi (178.5 milionë) më shumë  sesa La Liga në Spanjë (24.1 milionë), Bundesliga në Gjermani (49.4 milionë), Seria A në Itali (9 milionë) dhe Ligue 1 në Francë (19.3 milionë) së bashku, transmeton GazetaBlic Sport.

Kjo është një shifër e jashtëzakonshme e shpenzuar, me klubin nga Londra që nuk pati limite në këtë merkato.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MARCA (@marca)