Sporti

Partizani ka marrëveshje me Trepçën ’89, Christian Mba transferohet në Shqipëri

01/28/2023 08:44
nga:Mergim Rreci

Christian Mba është lojtar i ri i Partizanit.

“Panorama Sport” mëson se palët kanë arritur akordin mes tyre, teksa kanë mbetur vetëm detajet e fundit.

Në vijim pritet të mësohet shifra e paguar nga “demat” për 23-vjeçarin.

Nigeriani transferohet nga skuadra e Trepçës ’89, ku shënoi 10 gola në 18 ndeshje në kampionat në këtë sezon. Ai ka dhuruar edhe 5 asiste.

Shumë shpejt Mba do të prezantohet me fanellën e kuqe. Ai vjen si zëvendësues për Skukën.