Lajme

Osmani dërgon përfaqësuesin e saj në takimin e Ambasadës amerikane për Asociacionin

01/27/2023 19:03
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të dërgojë një përfaqësues të kabinetit të saj në takimin e thirrur nga Amabsada ameriakne në Prishtinë me 31 janar, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani do ta dërgoj një përfaqësues të Kabinetit të saj në këtë takim” tha Kupina për “Gazeta Blic”.

Në këtë takim janë të ftuar nga opozita, shoqëria civile dhe politikanë.

Gjatë ditës kryeminsitri Kurti njoftoi se nuk ka patur ftesë për një takim të tillë.

“Unë nuk jam ftuar në atë takim, por ata që janë ftuar, le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë”, ka thënë Kurti për REL.

Në këtë takim do të diskutohet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kurti: Nuk jam ftuar në takimin e Ambasadës amerikane për Asociacionin