Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka kërkuar në Kuvendin e Jashtëzakonshëm që draft-statuti i propozuar të mos votohet.
Ai ka kërkuar që votimi për këtë statut të shtyhet për 1 muaj, sepse sipas tij ka shkelje të mëdha, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ne kërkojmë që ky votim të shtyhet për 1 muaj dhe më pas të organizojmë një Kuvend të tillë. Ju ftojmë që sot ky draft-statut të mos votohet, ka shumë shkelje”, tha Zymeri.


