Real Madridi fitoi El Clasico ndaj Barcelonës në basketboll.
Kjo ndeshje u vendos pas kohës shtesë (91-86). Madrilenët ishin në disavantazh gjatë gjithë ndeshjes, por në çerekun e fundit ekipi ndezi “motorët” dhe fitoi ballafaqimin e madh, shkruan GazetaBlic Sport.
Më i miri në këtë ballafaqim ishte Gabriel Deck.
Real Madridi renditet i pari në Euroligë, teksa ekipi i Barçës në vendin e katërt.
/GazetaBlic Sport


